23 persona janë arrëstuar në Greqi pas një operacion për të shkatërruar një rrjet trafikimi të paligjshëm të emigrantëve.
Nga hetimi i deritanishëm, i cili është në vazhdim, janë sekuestruar 3,700 pasaporta nga vende të ndryshme, ndër to edhe pasaporta shqiptare, dhe afërsisht 50,000 euro.

Sipas informacioneve, shumica e të arrestuarve janë sirianë dhe egjiptianë ndërkohë që është arrestuar edhe kreu i grupit.
Gjatë operacioneve në apartamente, policia gjeti çanta me pasaporta të falsifikuara, sirtarë plot me pulla dhe zarfa me para.

Sipas informacioneve, rrjeti ishte i përfshirë në më shumë se 500 raste të trafikimit të paligjshëm të emigrantëve, duke krijuar katër laboratorë falsifikimi dokumentesh me një fitim të paligjshëm të vlerësuar prej të paktën 4 milionë eurosh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.