Ka ndodhur

Greqi, shqiptari vret gruan, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Rasti i ri i vrasjes së një gruaje nga bashkëshorti i saj ka tronditur opinionin publik në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Sindos të Selanikut mesditën e së mërkurës, kur një 53-vjeçar shqiptar ka vrarë gruan e tij.

53-vjeçari ka sulmuar me një mjet të mprehtë gruan e tij 44 vjeç, duke i shkaktuar asaj plagë të shumta në trup, çka dhe kanë sjellë vdekjen e saj.

Më pas ai është hedhur nga ballkoni i katit të dytë së banesës së tyre dhe nga plagët e marra pas rënies ka humbur jetën pasi është dërguar në spital.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë