Pronari i Nottingham Forest , Evangelos Marinakis ka njoftuar se është prekur nga koronavirus. Biznesmeni grek, i cili gjithashtu ka në pronësi ekipin grek të Olympiacos, në një reagim në rrjetet sociale thotë se është mirë dhe se po ndërmerr të gjitha hapat e nevojshëm.
‘’Virusi i fundit më ka vizituar edhe mua. Ndihem mirë dhe po ndërmarr të gjitha hapat e nevojshëm, duke u përmbajtur udhëzimeve të mjekëve. Unë këshilloj fuqimisht të gjithë bashkëqytetarët e mi që të bëjnë të njëjtën gjë. Ju uroj të gjithëve një shërim të shpejtë. “
Koronavirusi Covid-19 ka bërë që të anulohen një sërë aktivitetesh sportive dhe jo vetëm. Përveç kampionatit italian as eventet europiane nuk kanë shpëtuar pa u kufizuar në kuadër të masave për mospërhapjen e koronavirusit. Olympiacos -Wolves e programuar të luhet në datë 12 mars do të zhvillohet me dyer të mbyllura. Jo vetëm ky takim, por është zyrtarizuar edhe masa për mospraninë e tifozëve në ndeshjet e tjera.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




