Gazeta Si - Një 37-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në burgun e Malandrinos në Greqi. Mediat greke shkruajnë se bashkë me shqiptarin, pa ndjenja u gjet edhe një i burgosur tjetër grek, 38 vjeç.
Autoritetet e burgut konstatuan se 37-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, kishte ndërruar jetë në ambientet e qelisë. Ndërsa shtetasi grek ishte gjallë dhe u dërgua për mjekim në spital.
Policia greke ka nisur hetimet për këtë ngjarje dhe ka urdhëruar kryerjen e një autopsie për të zbardhur shkaqet e vdekjes së të burgosurit shqiptar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.