Mijëra njerëz u mblodhën në një shesh në qendër të Athinës për të tretën natë radhazi duke sfiduar masat kufizuese të vendosur nga qeveria e kryeministrit Qiriako Mitsotaqis.
Qytetarët u mblodhën në Sheshin Kypseli duke kundërshtuar orën policore, marshuar reth qytetit dhe duke dëgjuar muzikë me zë të lartë deri në orët e para të mëngjesit. Fotot e shpërndara në mediat sociale treguan njerëz duke pirë si edhe kërcyer në shesh. Policia greke, ashtu si mbrëmjet e kaluara, nuk ndërhyri.
Manifestimet vijnë ndërkohë që Greqia ka qenë nën kufizime të ashpra që nga fillimi i nëntorit. Autoritetet shëndetësore greke regjistruan 1.829 raste të reja të koronavirusit në 24-orët e fundit dhe 65 vdekje, ndërsa numri i pacientëve në oksigjen arriti një bilanc të ri prej 841 të shtruarish.
Duke u përballur me presionin e qytetarëve, Qeveria Greke po punon për të përshpejtuar vaksinimet për të ndihmuar në krijimin e imunitetit të tufës kundër koronavirusit më shpejt të jetë e mundur..
Për të siguruar pjesëmarrje më të madhe në vaksinimin, qeveria duhet të bindë njerëzit se vaksinat janë të sigurta pavarësisht shqetësimeve të fundit në lidhje me produktet e AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.
Ekonomia po përballet po ashtu me rënie të konsiderueshme në kushtet e bllokimit të vazhdueshëm.
Në zyrën e Kryeministrit Mitsotaqis thuhet se ka ende optimizëm, pasi pas shumë javësh të vështira, ekspertët parashikojnë se numri i rasteve të reja do të fillojë të bjerë gradualisht, e pasuar nga një rënie në shtrime në spital dhe intubacione, duke lehtësuar presionin mbi sistemin e shëndetit publik.
Zyrtarët janë gjithashtu të kënaqur që një relaksim i kufizimeve për hapjen e dyqaneve me pakicë nuk ka çuar në një rritje të ngarkesës virale. Por Greqia ka një provë tjetër me të cilën do të përballet në javët e ardhshme, rihapjen e ekonomisë për nisjen e sezoni i turizmit me 14 maj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.