Para

Grekët dalin nga depresioni ekonomik. 2 për qind rritja në 2018

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim ka thënë se  Greqia është drejt rrugës së rekuperimit nga depresioni ekonomik., por rritja në afatgjatë do të jetë modeste dhe duhen aplikuar reforma të mëtejshme.

 

Kreu i OECD Angel Gurria ka thënë se ekonomia greke do të njohë rritje prej 2 % këtë vit dhe 2.3 % në 2019, duke dalë nga një krizë e gjatë financiare 8 vjeçare.

 

Ai gjithashtu është pozicionuar kundër çdo ngadalësimi të mundshëm të reformave ekonomike. Gurria i ka bërë deklaratat pasi ka folur me kryeminsitrin grek Alexis Tsipras, pasi OECD ka bërë publike parashikimet ekonomike për 2018-ën për  Greqinë.

 

PBB e Greqise

 

Raporti evidenton se pavaraësisht një ekonomie që po forcohet, varfëria dhe pabarazia mbeten të larta, administrata publike është jo efiçente dhe evazioni fiskal është pengues për rritjen.

 

Rekomandimet e drejtojnë gishtin kah liberalizimit të mëtejshëm të tregut të produkteve dhe rritjes së moshës efektive për daljen në pension.

Borxhi grek

 

 Reduktimi i borxhit grek po kërkon kohë sepse është unik, ka thënë Ministri i Financave të Luksemburgut

 

Nuk ka asnjë precedent të tillë në euro zone që të merret si model dhe ky është argumenti pse borxhet e Greqisë po marrin kaq shumë kohë për tu shlyer, është shprehur Ministri I Financave të Lukusemburgut.

 

Institucionet Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar janë përpjekur shumë për të gjetur një mekanizëm se si ta mbajnë të qëndrueshëm borxhin grek i cili shkon në rreth 180 %  të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

 

 

Këto përpjekje e kanë zanafillën që në 2015 me programin e tretë të shpëtimit. Por me përfundimin e periudhës së ndihmës greke në fund të Gushtit, vendi nuk e di ende si si do të strukturohen pagesat e ardhshme të borxhit.

 

Ministri i Financave të Luksemburgut Pierre Gramegna, ka këmbëngulur se arsyeja që kjo çështje nuk ka gjetur një zgjidhje përfundimtare, është pikërisht sepse nuk ka patur ndonjëherë një rast të tillë.

 

"Ne kemi një post-program survejimi që kanë funskionuar për vende të tjera të cilaj janë mbështetur dhe në Greqi ka disa elemnete që janë plotësuese; kur diçka është shtesë nevojitet më shumë punë dhe diskutime," ka thënë ministri Gramegna.

 

Gramegna ka vijuar: "Ne në Greqi jemi në fazat e fillimit, sepse ky është një element i ri krahasuar me çfarë kemi patur në programet e tjera të shpëtimit."

 

Programet e mëparshme të shpëtimit, si Irlanda dhe Portugalia, nuk e kanë ristrukturar borxhin e tyre, kurse Greqia e ka kërkuar një gjë të tillë.

 

Kreditorët grekë do të arrijnë një marrëveshje me FMN për qëndrueshmërinë e borxhit në 21 qershor. Dështimi i marrëveshjes mbi borxhin grek jo vetëm që do të trondiste tregun, por do të kompromentonte besueshmërinë e ofrimit të ndihmës financiare vendeve të tjera europiane

 

Qeveria greke ka ende për të impelemntuar 88 masa lidhur me programin e shpëtimit, siç është përshpejtimi i një program privatizizmi, i cili e ka afatin në qershor.

 

Borxhi grek ne perqindjen e PBB-se krahasuar me borxhin e Euro Zones

 

Sipas Gramegna Athina do të implementojë politikat e duhura dhe do të plotësojë me sukses programin e tretë të shpëtimit.

 

"Ekonomia greke ka performuar shumë më mirë se parashikimi...(kjo) na bën të mendojmë se Greqia do të përmbushë përgjegjësitë e saj deri në fund të gushtit," tha ai.

 

Kriza Financiare greke ndodhi për shkak të një serie borxhesh të pashlyera që filloi me krizën globale financiare të 2008-ës. Burimi ishte keqmenaxhimi i ekonomisë greke dhe financave të qeverisë,përveç faktorëve të jashtëm. 

Anëtarësimi i Greqisë në Eurozonë e pengoi atë të ushtrojë kontroll të plotë mbi politikën e saj monetare dhe normat e interesit janë mbajtur shumë të ulëta për një kohë të gjatë në krahasim me presionet inflacioniste që po ndërtonin në ekonominë greke. Pavarësisht nga fakti se Greqia është e mbuluar nga keqmenaxhimi ekonomik dhe keqpërdorimi i performancës ekonomike nga qeveritë e njëpasnjëshme, investitorët nuk arritën të parashikonin situatën megjithë shenjave paralajmëruese.

 

Botimi CNBC


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë