Shendet

Gratë shtatzëna të ekspozuara ndaj kanabisit kanë fëmijë obezë

Gratë shtatzëna që ishin të ekspozuara ndaj produkteve të kanabisit, kishin më shumë gjasa të kishin fëmijë, me rritje të masës yndyrore dhe niveleve të sheqerit në gjak në moshën 5-vjeçare, zbuloi një studim i ri.
“Ka një keqkuptim që kanabisi është i sigurt. Kështu që disa gra mund ta përdorin atë gjatë shtatzënisë, duke menduar se është një alternativë e sigurt ndaj ilaçeve të tjera, madje edhe medikamenteve të përshkruara,” tha autorja e studimit Brianna Moore, një asistent profesor në Shkollën e Shëndetit Publik të Kolorados në Aurora, Kolorado.
Moore shpjegon se studimet tregojnë lidhje midis përdorimit të marijuanës gjatë shtatzënisë dhe peshës së ulët në lindje te foshnjat dhe problemeve të tjera shëndetësore në fëmijëri. Studimet e kaluara kanë treguar se përdorimi i kanabisit gjatë shtatzënisë është i lidhur me zhvillimin jonormal neurologjik , autizmin dhe hiperaktivitetin, problemet e vëmendjes dhe probleme të tjera njohëse dhe të sjelljes tek fëmijët.
Nënat e ardhshme në studim, u rekrutuan në Kolorado përmes Healthy Start, një program kombëtar i krijuar për të përmirësuar rezultatet shëndetësore para, gjatë dhe pas shtatzënisë.

Nga 103 gra që u testuan gjatë shtatzënisë, 15% kishin nivele të dallueshme të kanabinoideve të ndryshme në urinë, duke përfshirë THC (tetrahydrocannabinol), një kimikat në bimën e marihuanës që ka veti psikoaktive.
“Ajo që është interesante, gjithashtu, është se ne e kemi matur këtë në mes të shtatzënisë. Këto gra e dinin shumë se ishin shtatzënë dhe kishin kaluar tremujorin e parë ku kanabisi përdoret shpesh për të anashkaluar të vjellat e mëngjesit,” tha Moore.
Studimi i ri, i botuar së fundi në “Journal of Clinical Endocrinology and Metabolism”, zbuloi se nënat e ardhshme që konumonin kanabis kishin më shumë gjasa të kishin foshnja me peshë të ulët lindjeje, thanë ekspertët.
Bazuar në gjithçka që dihet, “gratë duhet të përmbahen nga përdorimi kur janë shtatzënë ose ushqehen me gji”.
Burimi: CNN/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë