Gratë që bëjnë fertilizim invitro (IVF) mund të jenë në rrezik më të madh të komplikimeve të shtatzënisë. Një studim i 34 milionë grave që lindën në SHBA zbuloi se ato që mbetën shtatzënë pas trajtimit të fertilitetit kishin 26 për qind më shumë gjasa të kishin një lindje të parakohshme. Krahasuar me gratë që mbetën shtatzënë në mënyrë natyrale, ato kishin 57 për qind më shumë gjasa të kishin një shkëputje të placentës – një ndërlikim i rrallë, serioz në të cilin placenta ndahet nga mitra.
Disa ekspertë dyshojnë se barnat hormonale, të përdorura për të stimuluar vezoret e një gruaje për të prodhuar më shumë vezë për trajtimin e fertilitetit, mund të rrisin gjithashtu rrezikun e problemeve gjatë shtatzënisë. Studiuesit, të cilët krahasuan lindjet e më shumë se 106,000 grave pas trajtimit të fertilitetit me 34.1 milionë që mbetën shtatzënë në mënyrë natyrale, gjetën gjithashtu një rrezik më të madh për t’u prekur nga obeziteti ose probleme të tjera shëndetësore, si dëmtim të veshkave dhe çrregullim të rrahjeve të zemrës.
Autori kryesor i studimit, Pensee Wu, obstetër në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Keele, tha se është e rëndësishme që gratë të dinë se trajtimi i fertilitetit mbart një rrezik më të lartë të komplikimeve të shtatzënisë, të cilat kërkojnë monitorim të ngushtë gjatë gjithë kohës.
“Profesionistët e kujdesit shëndetësor parësor dhe specialist duhet të sigurojnë që këto rreziqe të komunikohen së bashku me strategjitë për t’i zbutur ato”, shpjegoi Wu.
Studimi, i botuar në Gazetën e Shoqatës Amerikane të Zemrës, është një nga disa i cili ka gjetur lidhje mes trajtimit të fertelitetit dhe lindjes së parakohshme.
Burimi: Daily Mail/ Përshtati :Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje