Gratë të cilat përdorin trajtime për infertilitetin, janë më të rrezikuara për të pasur probleme kardiovaskulare gjatë periudhës së shtatzënisë.
Hulumtime të ndryshme kanë treguar se më të rrezikuara ishin gratë që moshës 35-vjec e lart.
“Përparimi i moshës së nënës rrit rrezikun e të paturit ose zhvillimit të kushteve, të tilla si presioni i lartë i gjakut kronik, që rrit edhe rrezikun e komplikimeve të shtatzënisë”, tha autorja e një studimi të fundit Pensée Wu, pedagoge e lartë në mjekësinë fetale në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Keele në Staffordshire.
Studimi, i publikuar të martën në “Gazetën e Shoqatës Amerikane të Zemrës” , krahasoi më shumë se 106,000 lindje në të cilat foshnja u ngjiz me teknologji riprodhuese të asistuar me më shumë se 34 milionë lindje të konceptuara pa një ndihmë të tillë.
Gratë që përdornin trajtime të infertilitetit kishin më shumë sëmundje, si presioni i lartë i gjakut dhe diabeti, e kishin më shumë gjasa të ishin obeze kur filluan trajtimin, zbuloi studimi.
Të dhëna të tjera që u zbuluan ishin se gratë që që trajtoheshin për infertilitet kishin një rrezik 57% më të lartë të shkëputjes së placentës, kur placenta ndahet nga muri i brendshëm i mitrës para lindjes. Gratë kishin gjithashtu 38% më shumë gjasa të kryenin lindje cezariane dhe 26% më shumë gjasa të kishin një fëmijë të lindur para kohe.

“Një kufizim i studimit ishte se ai nuk krahasoi trajtime të ndryshme të fertilitetit, gjë që është një dallim i rëndësishëm. Një grua që merr një periudhë kohore trajtim me pilula të fertilitetit për të mbetur shtatzënë dhe një grua që kërkon cikle të shumta të IVF (fertilizimi in vitro) duhen të japin të dhëna të ndryshme”, tha Sigal Klipstein specialisti i endokrinologjisë riprodhuese dhe infertilitetit në Çikago.
Për mjeken kjo nuk është diçka e re pasi sipas saj ka dhe një sërë gjendjesh të tjera që ndikojë njëkohësisht edhe tek infertiliteti dhe tek sëmundjet kardiovaskulare. Ajo vuri në dukje PCOS, ose sindromën e vezores policistike, një çrregullim i zakonshëm hormonal tek gratë. Siç thotë Klipstein është një shkak kryesor i infertilitetit dhe gjithashtu vjen me një rrezik të rritur gjatë jetës për sëmundje kardiovaskulare.
“Gratë me PCOS kanë shtatë herë më shumë gjasa të pësojnë një atak në zemër, tha ajo.
Klipstein tha se mesazhi kryesor i studimit është nevoja që gratë të adresojnë çdo faktor rreziku për sëmundjet e zemrës përpara se të mbeten shtatzënë nëse kjo është e mundur. Më tej ajo shtoi se gratë mund të fokusohen në humbjen e peshës, uljen e presionit të lartë të gjakut dhe të kenë nën kontroll kolesterolin e tyre.
Përgatiti: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje