Sipas një raporti për parandalimin e kancerit, vaksina HPV po çon në një ulje të rasteve me kancerin e qafës së mitrës. Sipas të dhënave në të ardhmen njerëzit do të kenë nevojë vetëm për një test të thjeshtë.
Drejtori akademik i Njësisë së Provave Klinike në Kolegjin King’s në Londër, Peter Sasieni, tha se programi i qeverisë atje për kontrollin – i cili aktualisht duhet të kryhet çdo tre deri në pesë vjet – së shpejti mund të ndryshojë për shkak të rezultateve inkurajuese nga vaksina e HPV.
“Kjo është vërtet emocionuese. Vaksina HPV mbron kundër edhe më shumë llojeve të virusit dhe mendoj se me këtë ndoshta do të duhej vetëm një kontroll ose dy gjatë gjithë jetës”, është shprehur ai.
Ndërkohë, Shoqata “Cancer Research” ende po i nxit njerëzit që të paraqiten për kontrolle.
Hulumtimet tregojnë se pothuajse të gjitha rastet e kancerit të qafës së mitrës shkaktohen nga papillomaviruset e njeriut – të njohur si HPV – dhe ka më shumë se 100 lloje.
Meqenëse virusi përhapet nga kontakti intim lëkurë me lëkurë, vaksina jepet në mënyrë ideale përpara se një person të bëhet seksualisht aktiv.
Kanceri i qafës së mitrës zhvillohet kur qelizat anormale në qafën e mitrës rriten jashtë kontrollit.
Sëmundja është kanceri i dytë më i zakonshëm tek gratë. Zhvillimi i vaksinave kundër papillomavirusit njerëzor (HPV) ka parandaluar mijëra njerëz nga zhvillimi i sëmundjes ose para-kancerit.
Megjithatë, injektimet me vaksinën HPV nuk janë falas në të gjithë botën dhe ekspertët kanë rekomanduar se duhet të merren masa për këtë çështje, në mënyrë që vaksina të shpërndahet dhe të përfitohet sa më shumë.
Burimi: The Guardian/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje