Studiuesit në Institutin e Barcelonës për Shëndetin Global, Spanjë dhe Universitetin e Bergenit, Belgjikë, anketuan 1069 gra nëse ato përjetojnë tetë simptoma të ndryshme përpara menstruacioneve.
Këto simptoma përfshinin zemërimin ose nervozizmin, ankthin, ndjenjën e depresionit, ndjeshmërinë e shtuar, vështirësinë për të fjetur, ndjeshmërinë e gjoksit, dhimbje koke dhe dhimbje barku.
PMS (Premenstrual syndrome) është i zakonshëm, ndërsa Shoqata Kombëtare për Sindromën Premenstruale vlerëson se 30 për qind e grave përjetojnë simptoma të moderuara deri në të rënda.
“Gratë që kanë kaluar më shumë kohë duke jetuar në hapësira më të gjelbra raportuan simptoma të reduktuara të PMS. Tre nga katër simptomat e reduktuara ishin psikologjike”, shkruhet në studim.
Kjo përputhet mirë me aftësinë e ekspozimit të hapësirës së gjelbër për të reduktuar stresin dhe për të përmirësuar shëndetin mendor.
Stresi çon në një nivel të rritur të kortizolit, i cili mund të bëjë që trupi të lëshojë më shumë progesterone (hormon)
“Nivelet e larta të progesteronit kanë qenë të lidhura pozitivisht me shfaqjen e simptomave të PMS”, shkruhet në studim.
Rezultatet e sondazhit mbështesin studimet e mëparshme të cilat kanë gjetur se ekspozimi ndaj hapësirës së gjelbër lidhet me një rrezik të reduktuar të çrregullimeve të humorit, reduktimin e trishtimit dhe rrit mirëqenien mendore.
Payam Dadvand, një koordinator i studimit, tha se ai tregoi se ekspozimi afatgjatë ndaj hapësirës së gjelbër ishte i nevojshëm për të parë përfitimet kundër simptomave të PMS.
“Gjithnjë e më shumë studime kanë treguar se hapësira e gjelbër është e dobishme për shëndetin tonë. Megjithatë, në shumë qytete nuk na mjafton, ose nuk është afër vendit ku jeton popullsia. Prandaj, zyrtarët e qytetit duhet t’i japin përparësi mjediseve natyrore si thelbësore për shëndetin tonë”, tha Dadvand.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje