Sot shënohet dita e 20-të e grevës së grave të naftëtare të Ballshit. Gjendja e tyre shëndetësore sa vjen e rëndohet.
Por pavarësisht gjendjes, ato janë të vendosura në kauzën e tyre dhe shprehen se nuk dalin nga greva pa marrë pagat e prapambetura.
Grevistet po ashtu shprehen se kanë tashmë edhe shqetësimin për familjen e fëmijët, pasi virozat janë përhapur dhe fëmijët duan përkujdesje.
“Ne jemi të vendosura se s’kemi vend tjetër, s’kemi gjë në dorë. Po presim nga kryeministri të na japë ato që na takojnë”, mësohet të jetë shprehur njëra prej tyre.
Më herët, kryeministri Edi Rama u ka përsëritur naftëtarëve se problemi i tyre me mosmarrjen e pagave është një problem i lindur nga marrëdhënia mes kompanive private dhe se qeveria i ka të lidhura duart për ta zgjidhur. Ai i ka ftuar në bisedime, por jo pa lënë grevën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




