Futboll

Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë 2024

Granit Xhaka është nominuar për çmimin prestigjioz të Topit të Artë. Kjo është hera e parë që Xhaka është pjesë e listës së kandidatëve për këtë çmim të rëndësishëm në futbollin ndërkombëtar.

Ceremonia e Topit të Artë do të mbahet më 28 tetor, në Paris, ku do të mblidhen personalitete të njohura nga bota e futbollit për të nderuar më të mirët e vitit.

Favoritët për Topin e Artë janë Vinicius Jr., Bellingham dhe Rodri.

Nomimi i Granit Xhakës është një dëshmi e suksesit të tij dhe ndikimit që ka pasur në fushë gjatë sezonit të fundit.

Graniti fitoi Bundesligën me Bayer Leverkusen pa pësuar asnjë humbje, po ashtu fitoi edhe Kupën e Superkupën e Gjermanisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë