Gazeta Si – Dy persona janë arrestuar për shpërthimin që ndodhi në verandën e një lokali në Librazhd gjatë orëve të para të mëngjesit të së hënës.
Sipas policisë, njëri prej të ndaluarve është person me precedent të theksuar kriminal në Shqipëri dhe Itali në fushën e krimeve kundër personit dhe jetës.
Një ditë më parë ishte vetë Policia e Librazhdit që njoftoi se në pjesën e përparme të lokalit në pronësi të Dh.k. u hodh tritol, ndërsa sot sqaron ishte hedhur granatë dore.
Dy personat e ndaluar për këtë ngjarje janë R.K. 23 vjeç dhe A.P. 41 vjeç. Këta dy persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorët e dyshuar të hedhjes së një granate dore, në verandën e lokalit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularë. Ndërkohë që hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të motivit dhe të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




