Ka ndodhur

Gramsh/ Helmim masiv në kopsht, fëmijët përfundojnë në spital të helmuar me salmonelë

Në fillim të kësaj jave 72 fëmijë janë paraqitur në spitalin e Gramshit me shqetësime gastroestinale dhe temperaturë.

Në total janë marrë gjithsej 72 mostra për analiza laboratorike, prej të cilave janë veçuar 30 për ekzaminim. Nga këto mostra, 12 fëmijë dyshohet të jenë prekur nga helmimi, ndërsa një rast është konfirmuar që kemi të bëjmë me helmim me salmonelë.

Për pjesën tjetër përgjigja e analizave pritet të dalë në vijim. Dyshohet se fëmijët janë helmuar nga ushqimi në kopsht.

Aktualisht në spitalin e Gramshit ndodhen të hospitalizuar 3 fëmijë. Ndërkohë, kopshti është mbyllur provizorisht dhe janë dezinfektuar ambientet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë