Muzike

Grammy 2023 / Këngëtarja Beyonce bën histori, thyen rekord me 32 trofe

Nga Gazeta Si – Beyonce ka hyrë në historinë e Grammy duke fituar çmim rekord të 32-të saj. Ajo fitoi në kategorinë “best dance/electronic album”, për albumin e saj Renaissance.

Në thyerjen e këtij rekordi, ajo tejkaloi dirigjentin e njohur hungarez-britanik, George Solti, i cili prej më shumë se 20 vitesh mbante rekordin me 31 Grammy të fituara në karrierë.

“Po përpiqem të mos jem emocionale dhe thjesht të nderoj këtë mbrëmje”, tha artistja afro-amerikane, gjatë marrjes sw cmimit, teksa më herët në mbrëmje kishte rrokur edhe tre të tjerë.

Ndërsa Harry Styles fitoi albumin e vitit, në ceremoninë e këtij viti në Los Angeles me krijimin e tij “Harry’s House”, i cili ka qenë në majat e klasifikimeve botërore për muaj të tërë, gjatë vitit 2022, pas hedhjes në treg.

“Në net të tilla si kjo e sotmja, është kaq me rëndësi të kuptohet dhe kujtohet se në industrinë ku ne bëjmë pjesë, nuk ka të tillë gjë si një ‘më i miri në muzikë’”, tha ai teksa ngrinte trofeun.

Me çmime u nderuan edhe artisti Sam Smith, me këngën më të mirë duo, për Unholy në bashkëpunim me Kim Petras, si edhe grupi Wet Leg, të cilët morën dy çmime, ku njëri për albumin më të mirë alternativ të vitit.

Adele, po ashtu, mori çmimin për performancën më të mirë vokale në një këngë pop, për “Easy on Me”.

Ndërsa, çmimi i këngës së vitit, i shtangu të gjithë, kur pasi pritej që Taylor Swift ose Beyonce ta merrnin atë, fituese u shpall Bonnie Raitt, me baladën e saj “Just Like That”.

Artisti nga Puerto Rico, Bad Bunny, i cili hapi mbrëmjen e performancave, u nderua me çmimin e albumit më të mirë Urban të vitit.

Lista e plotë e çmimeve:

Albumi i Vitit

“Voyage,” ABBA

“30,” Adele

“Un Verano Sin Ti,” Bad Bunny

“Renaissance,” Beyoncé

“Good Morning Gorgeous (Deluxe),” Mary J. Blige

“In These Silent Days,” Brandi Carlile

“Music of the Spheres,” Coldplay

“Mr. Morale & the Big Steppers,” Kendrick Lamar

“Special,” Lizzo

“Harry’s House,” Harry Styles (FITUES)

Rekordi i Vitit

“Don’t Shut Me Down,” ABBA

“Easy on Me,” Adele

“Break My Soul,” Beyoncé

“Good Morning Gorgeous,” Mary J. Blige

“You and Me on the Rock,” Brandi Carlile featuring Lucius

“Woman,” Doja Cat

“Bad Habit,” Steve Lacy

“The Heart Part 5,” Kendrick Lamar

“About Damn Time,” Lizzo

“As It Was,” Harry Styles (FITUES)

Kënga e Vitit

“Abcdefu,” Sara Davis, Gayle and Dave Pittenger

“About Damn Time,” Melissa “Lizzo” Jefferson, Eric Frederic, Blake Slatkin dhe Theron Makiel Thomas

“All Too Well (10 Minute Version) (The Short Film),” Liz Rose dhe Taylor Swift

“As It Was,” Tyler Johnson, Kid Harpoon dhe Harry Styles

“Bad Habit,” Matthew Castellanos, Brittany Fousheé, Diana Gordon, John Carroll Kirby & Steve Lacy

“Break My Soul,” Beyoncé, S. Carter, Terius “The-Dream” Gesteelde-Diamant and Christopher A. Stewart

“Easy on Me,” Adele Adkins dhe Greg Kurstin

“God Did,” Tarik Azzouz, E. Blackmon, Khaled Khaled, F. LeBlanc, Shawn Carter, John Stephens, Dwayne Carter, William Roberts and Nicholas Warwar

“The Heart Part 5,” Jake Kosich, Johnny Kosich, Kendrick Lamar and Matt Schaeffer

“Just Like That,” Bonnie Raitt (FITUES)

Artisti i ri më i mirë

Anitta

Omar Apollo

Domi & JD Beck

Muni Long

Samara Joy (FITUES)

Latto

Maneskin

Tobe Nwigwe

Molly Tuttle

Wet Leg

Performanca më e mirë Solo Pop

“Easy on Me,” Adele (FITUES)

“Moscow Mule,” Bad Bunny

“Woman,” Doja Cat

“Bad Habit,” Steve Lacy

“About Damn Time,” Lizzo

“As It Was,” Harry Styles

Performanca më e mirë Pop Duo ose Grup

Don’t Shut Me Down,” ABBA

“Bam Bam,” Camila Cabello featuring Ed Sheeran

“My Universe,” Coldplay and BTS

“I Like You (A Happier Song),” Post Malone and Doja Cat (FITUES)

Albumi më i mirë i vokalit tradicional pop

“Higher,” Michael Bublé (FITUES)

“When Christmas Comes Around…,” Kelly Clarkson

“I Dream of Christmas (Extended),” Norah Jones

“Evergreen,” Pentatonix

“Thank You,” Diana Ross

Albumi më i mirë vokal pop

“Voyage,” ABBA

“30,” Adele

“Music of the Spheres,” Coldplay

“Special,” Lizzo

“Harry’s House,” Harry Styles  (FITUES)

Best Dance/Electric Recording

“Break My Soul,” Beyoncé (FITUES)

“Rosewood,” Bonobo

“Don’t Forget My Love,” Diplo and Miguel

“I’m Good (Blue),” David Guetta and Bebe Rexha

“Intimidated,” Kaytranada featuring H.E.R.

“On My Knees,” Rüfüs du Sol

Best Dance/Electronic Music Album

“Renaissance,” Beyoncé (FITUES)

“Fragments,” Bonobo

“Diplo,” Diplo

“The Last Goodbye,” Odesza

“Surrender,” Rüfüs du Sol.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë