Nga Gazeta ‘Si’- “Kur të kthehet ushtria në Kosovë, jeton Brigada e Veriut” janë grafitet e reja që kanë pushtuar mëngjesin e së dielës, katër komunat në veri të Kosovës.
Përveç në veri të Mitrovicës, grafite të tilla janë shkruar edhe në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok. Ata janë shkruar në cirilik, me ngjyrë të kuqe dhe të kaltër që përkojnë me ngjyrat e flamurit të Serbisë.

Këto grafite siç duket janë shkruar nga “Brigada e Veriut” e cila nga Qeveria e Kosovës është shpallur organizatë terroriste së bashku me organizatën tjetër të ashtuquajtur “Mbrojtja Civile”.
Besohet se këto dy organizata veprojnë në veri të Kosovës dhe numërojnë qindra anëtarë nga radhët e komunitetit serb.


Lidhur me këtë zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë se kanë hapur rast hetimi.
“Kemi hapur rast, nuk ka ende persona të dyshuar”, tha ai.
Grafite me përmbajtje të ngjashme janë shkruar për vite të tëra në veri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




