Bursa

Grafiku i profecisë – Si Gazeta ‘Si’ parashikoi me saktësi kurset e këmbimit 

Nga Gazeta 'SI' - Kur bursat u hapën mëngjesin e 5 dhjetorit, “profecia” e Bitcoin u përmbush. Kriptomonedha më e madhe në botë preku çmimin e 100 mijë dollarëve.

Nxitur nga fitorja e Donald Trump, që u shfaq si një fanatik i kriptove gjatë fushatës elektorale, Bitcoin dhe kriptot e tjera kanë përjetuar muajin më të mirë në historinë e tyre. gjithsesi kriptomonedha nuk arriti ta ruajë pozicionin e saj në vlerën absolute të 103.000$.

Bashkë me analistët e Wall Street, një momentum të tillë e kishte parashikuar edhe Gazetasi.al.

Në një publikim të përjavshëm, Gazetasi.al publikon projeksionin javor të indekseve kryesore të bursës. Duke rishikuar të gjitha parashikimet për Bitcoin nga janari në 6 dhjetor 2024, rezulton se projeksionet e Gazetasi.al ishin në pothuajse të gjitha rastet të njëjta ose shumë pranë me lëvizjet reale në bursë.

Mbështetur në të dhënat e "Trading View", parashikimi për lëvizjet në bursë kryehet nga një staf i profilizuar pranë Gazetasi.al. Në nënkategorinë "Bursa" gjenden të gjitha projeksionet e Gazetasi.al mbi valutat, kriptomonedhat, naftën dhe indeksi i Dow Jones.

Më poshtë gjendet grafiku i ecurisë së Bitcoin sipas parashikimeve të Gazetasi.al përballë çmimit në bursë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë