INSTAT ka raportuar se në 2018, të ardhurat nga taksat mjedisore arritën në vlerën e rreth 51 miliardë lekë, duke u rritur me 7,34 %, krahasuar me vitin 2017. Kjo rritje ka ardhur kryesisht nga rritja e të ardhurave nga taksat e transportit.
Nga struktura e të ardhurave të taksave mjedisore për vitin 2018, taksat e energjisë zënë pjesën më të madhe të të ardhurave me 49,40 %, të shoqëruar nga taksat e transportit 46,49 %, taksat e ndotjes me 4,07 % dhe taksat e burimeve natyrore me 0,04 %.
Gjatë vitit 2018, të ardhurat nga taksat e transportit janë rritur me 16,69 %, ndërkohë që të ardhurat nga taksat e ndotjes janë rritur me 8,87 %. Gjatë së njëjtës periudhë të ardhurat nga taksat e energjisë kanë rënë me 0,28 %, kurse të ardhurat nga taksat e burimeve natyrore kanë rënë me 1,92 %.
Në 2018, pesha e të ardhurave nga taksat mjedisore ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) është 3,12 %, duke pësuar një rritje me 0,06 %, krahasuar me 2017.
Të ardhurat nga taksat mjedisore, në vitin 2018, përbëjnë 12,15 % të totalit të të ardhurave tatimore dhe kontributeve shoqërore duke pësuar një rritje me 0,24 %, krahasuar me 2017.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.