Shendet

Grafiku/ A ndikon moti në shtimin e infektimeve?

Në këtë paraqitje grafike duket se përgjatë ditëve më të ftohta që ka përjetuar Shqipëria, ka pasur edhe një rritje të shifrave të infektimeve.  Dy muajt e fundit kanë qenë nën presionin e rrymave të ftohta dhe të acarta. Temperaturat kanë qenë të ulëta deri në -15 gradë celsius dhe kanë dhënë impakt në 95% të vendit.

Më herët epidemiologu Ilir Alimehmeti ka shpjeguar për Gazetën “Si” se moti i ftohtë është një ndër arsyet e numrit të lartë të rasteve.

Sipas Alimehmetit, Covid-19 është një virus respirator për të cilin dihet se ka një problematikë të shtuar gjatë muajve të dimrit.
“Në Shqipëri në muajin janar na erdhi dimri, nuk kishim një dimër të “vërtetë” në atë moment për të paktën për zonat e ulëta. Dimri do të ndikojë sepse favorizon virusin, duke i lënë mundësi të jetojë më shumë nëpër ambiente. E dyta, vetë temperatura e ftohtë ul imunitetin e njeriut dhe ajo që është shumë e rëndësishme, bën që njerëzit të qëndrojnë brenda. Ambiente të brendshme, detyrimisht më shumë kontakte me njëri-tjetrin dhe ajrosja nuk është e mundur aq sa është e mundur në ambiente të jashtme,”  i tha Alimehmeti Gazetës “Si”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë