Gazeta Si – Një grabitje me armë ka ndodhur në autostradën Lushnjë-Fier në orët e vona të mbrëmjes të së dielës në zonën e quajtur “Pushimi i shoferit”.
Sipas burimeve paraprake, dyshohet se autorët kanë grabitur drejtuesin e një automjeti tip “Benz”, të cilën ia kanë marrë me dhunë.
Ata i dolën para mjetit duke i bllokuar rrugën me automjetin e tyre dhe nën kërcënimin e armës e grabitën.
Bazuar në kallëzimin e shoferit, autorët ishin të armatosur, njëri me kallashnikov e tjetri me pistoletë.
Mjeti me të cilin grabitësit bllokuan rrugën ishte me targa angleze dhe dyshohet të jetë i vjedhur.
Pas grabitjes autorët u arratisën ndërsa shoferi i mjetit që ra pre e kësaj grabitje bëri denoncim në polici.
Policia ka ngritur postblloqe për kapjen e tyre dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




