Ka ndodhur

Grabitet me dhunë banesa në Vaun e Dejës, hajdutët marrin paratë dhe makinën

Gazeta Si – Një banesë është grabitur me dhunë në fshatin Ashtë të Vaut të Dejës në Shkodër.

Hajdutët, të cilët mbeten ende të paidentifikuar kanë hyrë në shtëpinë e Zef Pepajt rreth orës 04:25 të mëngjesit. Përveç parave, ata kanë marrë edhe makinën e parkuar në oborr.

“Më datë 05.10.2022, rreth orës 04:25, në fshatin Ashtë, Vau i Dejës, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur me dhunë në banesën e shtetasit Z. P., një shumë parash dhe automjetin tip “Benz”, i cili ka qenë i parkuar në oborrin e kësaj banese”, njoftoi policia. 

Policia thotë se është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Kjo është banesa e dytë që grabitet me dhunë brenda tre ditësh. Të dielën e shkuar në mëngjes, një grup hajdutësh të armatosur dhe me maska hynë në shtëpinë e Pëerparim Lleshit në Klos të Burrelit, duke marrë prej andej 9 mijë euro, ndërsa dhunuan dhe lidhën me litarë familjarët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë