Gazeta Si – Një grabitje me armë zjarri ndodhi këtë të enjte, 5 mars 2026, në një pikë këmbimi valutor brenda një qendre tregtare në Tiranë, ku 42-vjeçari Luan Maçi vodhi rreth 3 milionë lekë.
Sipas policisë, Maçi hyri në dyqan me kapuç në kokë, doreza plastike blu në duar dhe të veshur me tuta të errëta.


Ai goditi me shkelma ndarjen prej xhami ku ndodhej shitësja dhe më pas nxori pistoletën, duke i kërkuar paratë.
Punonjësja, e frikësuar, ia dorëzoi kartëmonedhat përmes hapësirës së vogël në banak, ndërsa disa prej tyre ranë në dysheme. Grabitësi u largua duke lënë disa kartëmonedha të shpërndara.


Menjëherë pas sinjalizimit, policia e Komisariatit Nr.4 lokalizoi dhe arrestoi autorin në Tiranë. Ai dyshohet të ketë kryer veprime të ngjashme edhe më parë.
Gjatë ndërhyrjes, policia sekuestroi armën e zjarrit (pistoletë), një pjesë të parave të vjedhura dhe rrobat që dyshohet se janë përdorur gjatë grabitjes. Rasti është referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje