Ka ndodhur

Grabitet gjatë natës një market në Pogradec

Një market është vjedhur gjatë natës në rrugën “Rinia” të qytetit të Pogradecit.
Autori me kapuç dhe maskë ka thyer fillimisht xhamin e derës.

Nga ana tjetër ai më pas ka hyrë brenda duke vjedhur xhiron ditore prej 300 mijë lekësh të vjetra.

Policia njofton se ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij, ndërkohë që janë shoqëruar disa persona.

Kjo është hera e dytë, brenda një kohe të shkurtër në qytetin e Pogradecit, që vidhet me thyerje një market.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë