Gazeta Si – Filiali i një poste private në kryeqytet është grabitur sot në mbrëmje nga një person i armatosur me thikë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘5 maji’, ku grabitësi është larguar me një motor.
Policia bën të ditur se një person, i cili mbante një thikë, është futur në filialin e një poste private, ka marrë një shumë parash dhe më pas është larguar me motor.
Sakaq, policia ngriti pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit. Nuk ka ende informacion për shifrën e parave që janë grabitur në postën private.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




