Ka ndodhur

Grabitën shtëpinë e noterit në Sarandë, arrestohen dy organizatorët

Gazeta Si – Dy persona të tjerë kanë rënë në pranga në Sarandë, për shkak se akuzohen  për grabitjen e noterit Thoma Kaçi, ngjarje e ndodhur në tetor të 2021.

Të arrestuarit janë Samet Brahimi dhe Ilia Mata. Sipas policisë këta persona ishin organizatorët e grabitjes.

Më herët për grabitjen u arrestuan Oltjon Pula, Vladrias Himaj dhe Elis Avduli.a

Ngjarja ndodhi mëngjesin e 20 tetorit në momentin kur Kaçi po dilte me gruan dhe djalin nga banesa e tyre në mëngjes. Në atë moment ata dëgjuan derën të hapej nga dy grabitësit e maskuar dhe të armatosur.

Nën kërcënimin e armës ata i detyruan të futen sërish brenda duke i lidhur në karrige dhe më pas u bënë presion për t’u treguar se ku i fshihnin paratë.

Pas kërcënimeve të vazhdueshme Kaçi u tregoi se ku ndodheshin paratë. Ata morën 20 mln lekë të vjetra në banesë dhe më pas u larguan. Noteri arriti të telefonojë policinë dhe ishin efektivët që e liruan nga karrigia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë