Gazeta Si – Autorët e dyshuar të vrasjes së 89-vjeçarit në Klos të Mallakastër janë lënë në burg këtë të mërkurë me vendim të Gjykatës të Fierit.
Ervis Halimi 22 vjeç dhe Musa Gudo 28 vjeç akuzohen për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”.
Dy të rinjtë hynë për të vjedhur paratë e të moshuarit Çaush Shehaj, por pasi nuk gjetën shumën e të ardhurave që kërkonin kanë dhunuar 89-vjeçarin dhe bashkëshorten e ti të sëmurë. Çaushi humbi jetën një ditë më pas, ndërsa gruaja e tij ka marrë plagë të rënda në trup.

Fqinjët tregojnë detaje të rënda nga nga ngjarja, teksa në shtëpinë e çiftit ka shenja gjaku dhe prova të forcës që autorët kanë përdorur, që te thyerja e derës e deri te lëvizja e mobiljeve. Autorët nën kërcënimin e armës arritën që të merrnin vetëm 5 mijë lekë.
Ngjarja u regjistrua në orën 2:30 minuta të së shtunës (19 nëntor), ku dy të rinjtë të veshur me të zeza dhe armë zjarri në dorë janë futur në banesën e 89-vjeçarit.
Ata e kanë dhunuar atë dhe kanë kontrolluar në banesë për shuma parash dhe pasi nuk i kanë gjetur janë larguar me këtë makinë të sekuestruar nga policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




