Surpriza pa fund në garën e dytë të Bahrejnit. Pista e Sakhirit në formatin e shkurtër dhe mungesa e Hamilton për shkak të Covid19 ishin arsye pse të gjithë prisnin një garë interesante. Por në fakt përfundoi të ishte edhe më spektakolare se sa pritej.
Russell që zëvendësoi Hamilton arriti që të tregojë forcën e tij që në start, por mos koordinimi i mekanikëve të skuadrës Mercedes shkatërroi garën e të dy pilotëve të saj.
Ai që përfiton është Sergio Perez. Meksikani arrin fitoren e tij të parë në karrierë, që gjithashtu është edhe fitorja e parë e skuadrës Racing Point. Diçka shume ironike duke qenë se skuadra e “shkarkoi nga puna” për ta zëvendësuar me Vettel vitin tjetër. I treti u klasifikua Max Verstappen me Red Bull. Në vendin e katërt u rendit Charles Leclerc me Ferrari, ndërsa shoku i tij i skuadrës Sebastian Vettel u klasifikua në vendin e 13-të. Nesër në mbrëmje, me drita, do të zhvillohet gara e Sakhir (87 xhiro).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




