Sipas një raporti të ri nga Qendra jofitimprurëse Kundër Urrejtjes Dixhitale (CCDH), Google ka dështuar për të mbajtur premtimin e saj të fundit për të ndaluar shfaqjen e reklamave me përmbajtje që promovojnë mohimin e ndryshimeve klimatike.
Hulumtimi i ri identifikoi 50 artikuj që përfshijnë gënjeshtra për ndryshimin e klimës dhe që ende shfaqnin reklama tek Google edhe pas datës kur Google tha se ato do të ndaloheshin. Google njoftoi një politikë të re në tetor që ndalon “reklamat dhe fitimin e parave të përmbajtjes që bie në kundërshtim me konsensusin e mirë-krijuar shkencor rreth ekzistencës dhe shkaqeve të ndryshimeve klimatike”. Politika e re supozohej të hynte për reklamuesit, botuesit dhe krijuesit e YouTube të Google më 9 nëntor.
Në një email për The Verge, menaxheri i komunikimit dhe i marrëdhënieve publike të Google, Michael Aciman tha se kompania “shqyrtoi faqet dhe kishte ndërmarrë veprimet e duhura të zbatimit”. Google thotë se hoqi reklamat nga shumica e URL-ve sepse ato shkelnin politikën e kompanisë për ndryshimet klimatike.
Një artikull i Breitbart në listën e CCDH e quan ngrohjen globale një mashtrim. Një artikull tjetër i uebsajtit konservator, The Western Journal, pretendon në mënyrë të rreme “nëse klima po ndryshon dhe nëse ajo shkaktohet nga njeriu, janë pyetje që nuk kanë përgjigje përfundimtare”. Shkencëtarët pajtohen se aktiviteti njerëzor tashmë e ka ngrohur planetin me më shumë se një gradë Celsius, gjë që po nxit motin më ekstrem dhe po shkakton kërcënime të tjera në të gjithë globin.
Facebook gjithashtu është vënë nën kritika nga aktivistët për mos ndalimin e përhapjes së dezinformatave klimatike në platformën e tij. Por ndryshe nga Google, Facebook pohoi se postimet e aktivistëve të shënuar si mashtruese ishin “postime që nuk shkelnin politikat e tyre”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



