Google do të fillojë të kufizojë aplikacionet që kërkojnë qasje në të gjitha fotot tuaja në telefon.
Aktualisht, gjiganti i teknologjisë ka filluar të kontaktojë drejtuesit në mënyrë që ata të mund të miratojnë Android Photo Picker që ruan privatësinë.
Kur një aplikacion ka qasje në të gjitha fotot, ai potencialisht mund të mësojë shumë gjëra për ju.
Prandaj, mbrojtja e fotove dhe videove është mjaft e rëndësishme.
Photo Picker është krijuar për ti dhënë një aplikacioni qasje në foto dhe video specifike, jo në të gjitha.
Gjithashtu, ai jep një leje një herë ose qasje të rrallë për disa prej tyre.
Duke u kthyer në 2022, Google prezantoi ‘media picker’ për të mbrojtur fotot dhe videot nga aplikacionet.
Prej atëhere, shumë aplikacione e përdorën, por disa prej tyre ende kërkojnë akses të plotë në fotot dhe videot e personave që i përdorin, pa i siguruar ato foto dhe video.
Android Photo Picker do krijojë një mbrojtje më të madhe për materialet që personat kanë në telefonin e tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.