Politike

Gonzato: Shqipëria të arrijë reforma konsistente! Mbyllja e grup kapitujve, më e vështirë se çelja

Nga Gazeta ‘Si’- Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, foli për domosdoshmërinë e Shqipërisë që të përmbushë në mënyrë konsistente reformat në kuadër të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

“Urgjenca e reformave në kuadër të anëtarësimit në BE nuk duhet dhe nuk mund të vijë në kurriz të cilësisë, sepse integrimi në BE nuk është një proces ku ke një listë e ku shënjon detyrat. Presim që Shqipëria të arrijë reforma konsistente”, tha Gonzato gjatë fjalës që mbajti në edicionin e 10-të të Shkollës së Integrimit Europian.

Ai tha se mbyllja e grup kapitujve për anëtarësimin në BE do të jetë një fazë më sfiduese për vendin tonë, pasi ky proces është më i vështire se sa çelja e tyre.

“Kjo është koha kur vullneti dhe aftësia e Shqipërisë për të miratuar dhe zbatuar reformat rrënjëosre e të qendrushme për të harmonizuar veten me standard të BE-së do të vihet në sprovë. Ja pse raporti shprehet se Shqipëria duhet të ruajë e madje të shpejtojë ritimin. Kjo është e nevojshme nëse Shqipëria dëshiron të përmbush qëllimin e vet ambicion për të mbyllur negociatat deri në fund të 2027”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë