Politike

Gonzato mesazh palëve politike: Na duhen debate të shëndetshme në Kuvend

Nga Gazeta ‘Si’- Në një deklaratë të fundit në konferencën e përbashkët për mediat me kryeministrin Edi Rama, Ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka theksuar rëndësinë e Kuvendit në procesin e reformave që lidhen me integrimin evropian.

Ai u shpreh se mesazhi i tij ndaj deputetëve është i qartë dhe i përsëritur: Kuvendi ka një rol kyç për të luajtur dhe është thelbësor që të gjithë të japin kontributin e tyre.

“Mesazhi im është një mesazh të cilin unë e jap pothuajse çdo ditë në takimet me deputetët, që Kuvendi ka një rol absolutisht kyç për të luajtur dhe dëshira ime është të japin kontributin e tyre në këtë proces.

Na duhen debatet, por të shëndetshme, edhe kritika, sepse në fund të fundit ky është Kuvendi. Këto debate duhet të bëhen dhe shqiptarët të kuptojnë për çfarë janë këto reforma, pse po bëhen dhe këto reforma të jenë të qëndrueshme, sepse në fund të fundit janë edhe për ata.”, tha Gonzato.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë