Politike

Gonzato: Ecuria e këtyre zgjedhjeve, e rëndësishme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Nga Gazeta ‘Si’- Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, vëzhgoi nga afër procesin zgjedhor në një qendër votimi në qarkun e Durrësit.

Ndërsa tha se këto janë zgjedhjet e para që organizohen pas çeljes së negociatave, ai shtoi se ecuria e tyre ka një rëndësi të madhe në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Do të donim të shihnim si po ecën procesi zgjedhor dhe në vende të tjera të Shqipërisë. Të shohim çfarë mendimesh kanë qytetarët, kjo për arsye sepse janë zgjedhjet e para pas çeljes së negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë.

Në fakt negociatat kanë filluar me grupkapitujt e parë që kanë të bëjnë me çështjet më themelore, siç janë: sundimi i ligjit, standardet demokratike, të drejtat e njeriut…

Zgjedhjet, mënyra se si do të organizohen, janë shumë të rëndësishme dhe për procesin e antarësimit të Shqipërisë në BE. Sigurisht që dita e zgjedhjeve është vetëm një ditë e procesit, më pas është pjesa pas votimit”, u shpreh Gonzato.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë