Ngjarje

Gomonia godet një turist në Karaburun. Bllokohet mjeti

Nga Gazeta ‘Si’- Një 56-vjeçar është dëmtuar nga një gomone në plazhin e Karaburunit.

Mjeti lundrues, me drejtues shtetasin F. T., gjatë ankorimit në molin e vjetër të ish-ushtrisë në gjirin e “Shën Janit”, aksidentalisht me helikën e mjetit lundrues ka dëmtuar në këmbë shtetasin A. K. banues në Tiranë, i cili kishte zbritur nga një anije turistike në det afër këtij moli, njofton policia.

56-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore.

Mjeti lundrues është bllokuar nga shërbimet e Policisë Kufitare, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë