Mjedis

Gomat e makinave: Ndotësi plastik për të cilin nuk flasim kurrë

Në vitin 2014 biologu John Weinstein dhe studentët e tij të diplomuar hulumtuan për mikroplastikën dhe copat e vogla të plastikës së degraduar që studiuesit mendojnë se janë përhapur në të gjithë mjedisin. Ekipi u strukturua në kolegjin ushtarak “The Citadel” në Charleston, ku Weinstein është profesor. Duke qenë se punonin në një qytet bregdetar, ata prisnin të gjenin disa prova se në atë zonë kishte mikroplastikë dhe sigurisht që ashtu ndodhi. Pjesa më e madhe e provëzave që mblodhën vinin nga burime të parashikuara, të identifikueshme, siç janë qeset plastike ndërkohë pjesa tjetër ishin të zeza, tuba të vegjël dhe mikroskopike.
Weinstein dhe studentët e tij gjetën rreth portit të Charleston dende të zakonshme, por asnjë prej tyre nuk ngjasonte me llojin e plastikës që kishin gjetur në det, por misteri i tyre u zgjidh tek sa gjetën të njëjtën material plastike në rrugë. Plastika ishin nga gomat e makinave.

Zbulimi asokohe mund të mos ketë qenë diçka e veçante, pasi gomat e makinës janë një ndër ndotësit më të zakonshëm në tokë. Një tjetër studim në vitin 2017 nga universiteti i Hollandës, tregoi se gomat përbëjnë deri në 10 përqind të mbeturinave mikroplastike në oqeanet e botës.
“Veshja e gomave është një burim i fshehtë i mikroplastikës në mjedis, por nuk jemi ende të vetëdijshëm,” raportuan studiuesit aso kohe.
Nga çfarë prodhohen gomat?
Për mijëra vjet, rrotat kanë qenë prej guri ose prej druri, pa asnjë mbulesë të nevojshme. Shtresa e plastikës u vendos më vonë për të zbutur lëkundjet gjatë ecjes. Ndërsa Makinat e para me rrota të bëra prej plastikës së fortë u shpikën në fund të viteve 1800. Ndërsa në vitin 1909 kimisti gjerman Fritz Hofman, duke punuar për kompaninë gjermane kimike Bayer, shpiku gomën e parë sintetike tregtare. Brenda një viti bota u furnizua me këtë material të ri gomash për makinat. Sot gomat përbëhen nga rreth 19 përqind gome natyrale dhe 24 përqind gome sintetike, e cila është një polimer plastik. Pjesa tjetër është e përbërë nga metali dhe produkte të tjera. Prodhimi i gomave ka ende ndikime në mjedis, duke filluar nga shpyllëzimi i vazhdueshëm, deri tek klima, duke dëmtuar karburantet fosile të përdorura për të bërë gomë sintetike. Gomat e makinave moderne kërkojnë rreth 7 litra vaj për t’u krijuar, ndërsa gomat e kamionëve kërkojnë 22 litra vaj.

Përpos këtij fakti, diçka shqetësuese është se pas prodhimit të produktit përfundimtar, mbeten gjithnjë polimerie të vogla plastike që shpesh përfundojnë si ndotës në oqeanet dhe rrugët ujore.
Sipas Joao Sousa, i cili studion plastikën detare, shprehet se gomat janë një ndër produkte kryesore të mikroplastikës. Ndërsa nga ana tjetër prodhuesit e gomave, tregojnë se nuk ka një përcaktim global se mikoplastika vjen nga gomat e makinave.
Ka rrugë të ndryshme se si mund të përfundojnë këto copëza plastike në det, si për shembull faktorët meterologjikë, kështu që Sousa këshillon se duhet të gjejmë mënyra të tjera për prodhimin e gomave të automjeteve.
Ndërsa John Weinstein, ekspert i mjedisit ujor, shprehet se shumë gjallesa ujore po vdesin nga mikroplastika.
“Ato nuk vdesin menjëherë, por mikroplastika jep efekte në kohë afatgjatë, të cilat ende nuk janë studiuar tërësisht,” shtoi ai.
Edhe pse studiuesit lobojnë vazhdimisht që gomat duhet të riciklohen, edhe kjo ka anën e saj të keqe. Sipas Reto Giere, një shkencëtar mjedisi në universitetin e Pensilvanias, tregon se riciklimi i tyre duhet të bëhet në mënyrë të pastër dhe të duhur për të mos përçuar shumë tym në ajër, pasi gomat përmbajnë gjithashtu nivele të larta të zinkut dhe klorit, kështu që do të kemi përsëri në rrëmujë të madhe sipas shkencëtarit. /National Geographic/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë