Grupi i Bënçës, është një nga më të njohurit e këngës labe. Atë e udhëheq prej dekadash Goliku i famshëm i këngës së jugut.
Golik Ali Jaupi ka kënduar qysh fëmijë. “Duke dëgjuar babanë dhe gjyshin tim që këndonin labçe, si dhe shumë bënçorë të tjerë të mëdhenj e të moshuar, më hyri në gjak”, kujton ai. Në festival për herë të parë doli në 17 janar të 1967-ës.
Ndër vite ka qenë në duet me këngëtaren e njohur Paro. “Kishim një zë të binjakëzuar mund të them e cila i dha një vlerë të pazëvendësueshme në skenë, ku të dy bashkë i dhamë një impuls grupit të Bënçës”, kujton Goliku që edhe sot e kësaj dite vijon të këndojë. Pas një pauze të gjatë ai është rikthyer sërish në këngë.
Në videot që do të shikoni, artistët janë bërë bashkë këtë të diel gushti dhe këndojnë tek ish kampi i Bënçës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.