Futboll

Goli mision i pamundur në Champions, Vllaznia mundet thellë në Shkodër nga PSG

Gazeta Si – Kualifikimi i Vllaznisë së futbolllit të femrave në grupet e Ligës së Kampionëve ishte një arritje historike, por paraqitja në këtë nivel po lë për të dëshiruar. Për fatin e tyre të keq, vajzat shkodrane ranë në grup me klube të mëdha, si Çelsi, Real Madrid dhe PSG.

Mbrëmjen e sotme Vllaznia pësoi disfatën e radhës në stadiumin “Loro Boriçi”, ku u mund 0-4 nga skuadra parisiene, që shënoi nga 2 gola në çdo pjesë, duke mos u lënë asnjë shans vajzave kuqeblu.

Vllaznia para nje ndeshjeje ne Champions. Gazeta Si, 8 dhjetor 2022

Në katër ndeshje të luajtura deri tani Vllaznia ka pësuar katër humbje. Edhe më të rëndë e bën situatën fakti që kampionet e Shqipërisë nuk kanë shënuar asnjëherë në këto katër ndeshje. Goli duket një mision i pamundur për Megi Doçin dhe shoqet e saj. Golaverazhi është vërtet i frikshëm: 0-19.

Për pikë nuk bëhet fjalë. Grupi A, ku bën pjesë Vllaznia, kryesohet nga Çelsi me 9 pikë dhe më pas vijnë PSG me 7 pikë dhe Real Madrid me 4 pikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë