Futboll

Goli i kualifikimit në Champions i kushton 20 të qepura Rudigerit

Gazeta Si – Një gol i Antonio Rudiger në minutën e 5-të shtesë të ndeshjes ndaj Shakhtarit i ka dhënë barazimin 1-1 Realit. Një pikë që do të thotë kualifikim për në fazën e 1/8-ve dy ndeshje para kohe.

Mbrojtësi gjerman gjeti prekjen fituese, por ai mori një goditje të fortë në kokë gjatë përplasjes me portierin kundërshtar Trubin. Ishte një goditje e fortë, që i shkaktoi një të çarë në ballë dhe … 20 te qepura.

Rudiger i gjakosur pas goditjes nga portieri. Gazeta Si, 12 tetor 2022

“Ai që nuk të vret, të bën edhe më të fortë. Jam mirë. Ju falënderoj për mesazhet”, – ka shkruar Rudiger në profilet e tij në rrjetet sociale për gjendjen shëndetësore. Gjermani nuk mundi ta shijonte golin e kualifikimit pas asaj goditjeje fatale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë