Futboll

Goli i Kainës mban në lojë Tiranën, në Air Albania ‘zbarkon’ Besiktas

Tirana pret në Air Albania, Besiktasin në ndeshjen e raundit të dytë kualifikues të Conference League, me bardheblutë që do të kërkojnë përmbysjen në dukje të pamundur ndaj gjigandëve turq. Kryeqytetasit u mposhtën në Stamboll me shifrat 3-1 dhe në shtëpinë e tyre kanë detyrën të besojnë te mrekullia teksa ai gol i Kainës në transfertë mban hapur çdo skenar.

Edhe falë mbështetjes së tifozëve, skuadra e drejtuar nga trajneri Orges Shehi do të kërkojë të befasojë Besiktas, nisur edhe nga fakti që te bardheblutë nuk ka presion pasi siç edhe pritet, favorite për të kaluar më tej është skuadra turke e Besiktas.

Vlen të theksohet se ndeshjen e Air Albania-s mes Tiranës dhe Besiktas do të mund ta ndiqni live dhe ekskluzivisht në SuperSport 2 duke nisur nga ora 20:00. (Supersport)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë