Nuk kanë munguar surprizat edhe mbrëmjen e fundit në kampionatin amerikan të basketbollit, NBA. Kampionët në fuqi, Golden Stejt kanë konfirmuar supermacinë e tyre, duke fituar sërish me Menfis. Fitore të rëndësishme kanë marrë edhe Uashington, Oklahoma dhe Portland. Sakaq Lejkërs janë mposhtur edhe një herë tjetër në këtë sezon, këtë herë nga Jutah Xhez.
Përballja e zhvilluar në “FedEx Forum” mes kampionëve në fuqi dhe Menfis nuk pati shumë histori. Kevin Durant dhe Stefën Kërri morën prej dorë ekipin e tyre, duke e udhëhequr drejt triumfit të radhës. Uorriors fituan me shifrat 103-188, duke e bërë të pavlefshme performancën e “yllit” të vendasve, Valankiunas. Tashmë kampionët në fuqi i kanë rritur edhe më tepër shanset drejt misionit të për të mbrojtur titullin kampion në NBA edhe për këtë sezon.
Sakaq lufta për një vend në zonën play of vijon të jetë e ashpër në të dyja konferencat. Oklahoma, me fitoren e saj ndaj Indiana Pejsërs ka konsoliduar pozitat në vendin e 7 në konferencën e Perëndimit dhe tashmë është më afër prerjes së biletës për në play of.
Tabela e ndeshjeve të mbrëmjes në NBA:

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




