Lojëra me Dore

Golden Stejt kampion i NBA, titulli i 4-t në 8 vitet e fundit

Gazeta Si – Në ‘TD Garden’, Uarriorsat fituan 103-90 dhe mbyllën serinë e finaleve 4-2. Ky është titulli i 4-t në 8 vitet e fundit. Kërri për herë të parë në karrierë shpallet lojtari më i mirë i finaleve.

Golden Stej feston me trofeun e kampionit. Gazeta Si, 17 qershor 2022

Golden Stejt Uarriors janë kampionë të NBA-së 2021/2022. Formacioni i trajnerit Kerr fitoi 103-90 ndaj Boston Selltiks në ndeshjen e 6-të. Uarriors mbyllën kështu llogaritë 4-2, duke fituar titullin e 7-të në histori.

Stefen Kërri realizoi 34 pikë, 7 ribaunde dhe 7 asiste. Për herë të parë në karrierë ai ka fituar çmimin “Mvp’ të finaleve. Bostonit nuk i mjaftuan 34 pikët e Braun, ndërsa Taum realizoi vetëm 13 pikë.

Golden Stejt nuk dështuan në ‘match point’-in e parë. Ekipi kampion e ndërtoi suksesin që në pjesën e parë. Pas 12 minutsh Uarriors udhëhiqnin 27-22. Më pas avantazhi u thellua dhe lojtarëve të Bostonit iu prenë këmbët.

Bostoni doli me kokën lart nga ‘TD Garden’. I fundit që u dorëzua ishte Braun. Në radhët e Selltiks e kanë të qartë se kanë krijuar një grup të mirë për të ardhmen.

Protagonist absolut ishte Stefen Kërri, autor i 34 pikëve. Ai u shpall edhe lojtari më i mirë i finaleve, i vetmi çmim që i mungonte në karrierë.

Trajneri Stiv Kerr ka meritat e tij të mëdha. Në 9 unaza në total, ka fituar të 4-ën si trajner.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë