Futboll

Gola dhe asist në eleminatoret evropiane

Nga Gazeta Si – Norvegjezi Erling Haaland kryeson renditjen e golashënuesve në eleminatoret Evropiane për Kupën e Botës 2026.

Ai realizoi 5 gola në fitoren 11-1 ndaj Moldavisë, duke e çuar totalin e tij në 9 gola në 5 ndeshje deri tani.

Sulmuesi i Manchester City-t ka 3 gola më shumë se kroati Andrej Kramarić, 4 më shumë se patrioti Thelo Aasgaard dhe sulmuesi i Holandës Memphis Depay.

Kramarić ka shënuar në të 4 fitoret e Kroacisë deri më sot, ndërsa Depay – tashmë edhe golashënuesi më i mirë në historinë e Holandës – ka 5 gola në 4 ndeshje, pasi ndaj Polonisë nuk shënoi, por dha 1 asist.

Nga ana tjetër, Aasgaard hyri nga stoli në fitoren ndaj Moldavisë dhe realizoi 4 gola, duke u bashkuar me Depay në kuotën të njëjtë.

Pesë futbollistë kanë shënuar nga 4 gola deri tani: Belgu Kevin De Bruyne, boshnjaku Edin Džeko, anglezi Harry Kane, spanjolli Mikel Merino (një nga 4 lojtarë që shënoi një 3 golësh) dhe çeku Patrik Schick.

  • Shënuesit më të mirë në eleminatoret evropiane:
    9
    Erling Haaland (Norvegji)
    6 Andrej Kramarić (Kroaci)
    5 Thelo Aasgaard (Norvegji)
    5 Memphis Depay (Holandë)
    4 Kevin De Bruyne (Belgjikë)
    4 Edin Džeko (Bosnje Hercegovina)
    4 Harry Kane (Angli)
    4 Mikel Merino (Spanjë)
    4 Patrik Schick (Çeki)

Sa ju përket asistëve, Martin Ødegaard (Arsenal) ka qenë më produktivi, duke shërbyer për 7 nga 24 golat e Norvegjisë. Ai ndiqet nga 4 lojtarë me asist më pak:

4 Mateo Retegui (Itali)
4 Declan Rice (Angli)
4 Manor Solomon (Izrael)
4 Sorba Thomas (Uells)

Ndërkohë një 3 golësh e kanë shënuar:
– Aleksandar Mitrović (Serbi 3-0 Andorra, 10/06/2025)
– Mikel Merino (Turqi 0-6 Spanjë, 07/09/2025)
– Erling Haaland (5 gola) (Norvegji 11-1 Moldava, 09/09/2025)
– Thelo Aasgard (4 gola) (Norvegji 11-1 Moldava, 09/09/2025)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë