Futboll

Gol për kopertinë ndaj Gallatasarajit, Endri Çekiçi mahnit Turqinë

Gazeta Si – Endri Çekiçi nuk e ka humbur rastin për të lënë shenjën e tij në një ndeshje të madhe, siç ishte sfida e sotme ndaj Gallatasarajit. Pogradecari realizoi një gol për kopertinë ndaj gjigantëve turq.

Lojtari i Kombëtares shkarkoi të djathtën nga një distancë prej rreth 30 metrash, duke tundur rrjetën e Gallatasarajit. Ishte një gol që ndezi stadiumin dhe që i dha barazimin e përkohshëm Koniasporit.

Por vetëm pak pas golit mesfushori-sulmues la fushën për shkak dëmtimi. Një lajm i keq ky për trajneri Edi Reja, i cili sot shpalli listën për dy ndeshjet me Izraelin dhe Islandën. Megjithatë, mbetet për t’u parë se për çfarë dëmtimi bëhet fjalë.

Koniaspori e humbi ndeshjen me rezultatin 2-1, por ai gol nga Çekiçi ka pushtuar rrjetet sociale jo vetëm në Turqi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë