Gazeta Si – Inter Majemi i Lionel Mesit ka fituar ‘Leagues Cup’ të Concacaf, pas suksesit në finale ndaj Nashville, 10-9 pas penalltive, pasi ndeshja u mbyll në barazim, 1-1. Mesi ishte sërish protagonist: fillimisht me golin e avantazhit, një gjuajtje e bukur në trekëndësh, si dhe me penalltinë e parë të realizuar për skuadrën e tij.

Fituesi u vendos nga dueli mes portierëve: Drejk Kalender shënoi penallti e tij për Majmein dhe më pas priti gjuajtjen e Eliot Paniko. Ndeshjen e hapi Gianis Antetokounmpo, ylli i NBA-së, që është edhe bashkëpronar i Nashville.
Pas triumfit, lojtarët e Inter Majemit e kanë mbajtur Mesin në shpinë dhe kanë festuar gjatë në fushë. Trajneri Tata Martino ka lavdëruar Mesin dhe të ardhurit e tjerë në skuadër.
“Duhej të fusnim shumë lojtarë të rinj dhe jam i impresionuar nga mënyra si ka funksionuar skuadra menjëherë”, – tha trajneri argjentinas, konferenca e të cilit u ndërpre, pasi në sallë u futën e lojtarët e Inter Majemit duke kënduar dhe duke e spërkatur me shampanjë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




