Euro2024

Gol në minutin e fundit, Serbia arrin të barazojë me Slloveninë dhe mban gjallë shpresën e kualifikimit

Serbia ka arritur të barazojë 1-1 me Slloveninë, takim i vlefshëm për Grupin C të Kampionatit Europian 2024.

Të parët që shënuan ishin Sllovenët me anë të mbrojtësit Karniçkiç dhe morën avantazhin që arritën ta administronin deri në sekondën e fundit të takimit. Në minutën e pestë të kohës shtesë, Joviç arrin të shënojë me kokë për ta kthyer baraspeshën dhe mbajtur gjallë ëndrrën e kualifikimit nga grupi për Serbinë.

Me këtë rezultat, Sllovenia shkon në kuotën e 2 pikëve dhe për momentin ndodhet në vendin e dytë, ndërsa Serbia ka 1 pikë dhe renditet e katërta e grupit. Sllovenët do të përballen me Anglinë në ndeshjen e fundit të grupit ndërsa serbët kundër Danimarkës. Të dy takimet do të zhvillohen me 25 qershor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë