Futboll

Goditje e rëndë për Juventusin, 15 pikë penalizim në kampionat

Gazeta Si – Trupa Federale e Apelit ka shkuar përtej kërkesës së prokurorit Kinè. Ndëshkime të rënda edhe për drejtuesit e klubit: 2 vjet e gjysmë për Paratiçin, 2 vjet për Anjelin dhe Arrivabenen, 1 vit e 4 muaj për Kerubinin dhe 8 muaj për Nedved.

Goditje shumë e rëndë për Juventusin. Trupa Federale e Apelit shkoi më shumë se 9 pikët e kërkuara nga prokurori si ndëshkim për kampionatin aktual dhe e ka dënuar klubin bardhezi me 15 pikë penalizim. Juventusi zbret kështu në vend të 10-të, me 22 pikë, shumë larg zonës së Championsit. Nuk ka masa për 8 klubet e tjera të përfshira në çështje.

Foto ilustruese. Logo e Juventusit. Gazeta Si, 20 janar 2023

Juventusi do të bëjë rekurs me siguri në Kolegjin e garancisë së CONI-t.

Argumentimi i dënimit është: plusvalenca fiktive në bilancet e datave 30.6.19 dhe 30.7.20, si dhe në 2021-shin. Këto bilance kanë bërë të mundur që Juventusi të reduktojë humbjet dhe të bëjë merkato, me efekt favorizues në planin e kompeticioneve sportive, ku ka marrë pjesë në këto sezone.

Penalizimi e zbret Juventusin në një pozicion në këtë moment të sezonit, që e lë atë jashtë pjesëmarrjes në kompeticionet europiane. Aktualisht vendin e 4-t e merr Lacio, me pikë të barabarta me Atalantën dhe Romën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë