Kombetarja

Goditje e fortë për kuqezinjtë, Sokol Cikalleshi del pozitiv me Covid-19

Një tjetër mungesë i shtohet Kombëtares për ndeshjen me Poloninë. Sulmuesi kryesor i skuadrës, Sokol Cikalleshi, nuk do të jetë i gatshëm në këtë ndeshje shumë të rëndësishme, sepse ka dalë pozitiv në testet e Covid-19.

Cikalleshi është larguar menjëherë nga grumbullimi i Kombëtares dhe ka nisur karantinën. Kujtojmë që para ndeshjes me Hungarinë dolën pozitivë edhe mbrojtësi Erjon Hoxhallari dhe fizioterapisti Arzen Voci.

Sokol Cikalleshi. Gazeta Si, 11 tetor 2021

Mungesa e Cikalleshit peshon shumë, pasi ai është lojtari me më shumë përvojë në sulm. Përveç tij, mungojnë edhe Balaj dhe Gjimshiti të dëmtuar, si dhe Çekiçi i skualifikuar. Trajnerit Reja i janë prishur planet dhe duhet të zgjedhë tani dyshen e sulmit ndaj Polonisë. Gjasat janë që nga minuta e parë ta nisin Uzuni dhe Broja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë