Ngjarje

Goditi punonjësin e burgut të Fierit, kapet në Tiranë 32-vjeçari, arrestohen edhe 4 personat që e fshehën

Nga Gazeta ‘SI’ – Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Operacionalja 71”, duke kapur në Tiranë shtetasin E. R., 32 vjeç, banues në Fier, i shpallur në kërkim për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Ai akuzohet se, së bashku me tre persona të tjerë, ka sulmuar një punonjës të IEVP Fier. Gjatë operacionit u arrestuan edhe katër shtetas që e ndihmuan të fshihej: E. P. (33 vjeç), D. C. (34 vjeç), A. N. (29 vjeç) dhe F. M. (26 vjeç).

Të katërt akuzohen për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë