Ka ndodhur

Goditi policin në Portin e Sarandës, në pranga 45-vjeçari, në hetim dy vëllezërit e tij

Një 45 vjeçar është vënë në prangat e policisë dhe dy vëllezërit e tij janë proceduar penalisht pasi akuzohen se kanë dhunuar një punonjës të policisë kufitare.

Sipas policisë mësohet se i arrestuari bashkë me vëllezërit e tij kanë rrahur policin, pasi ky i fundit i ka thënë njërit prej vëllezërve se nuk mund të udhëtonte për shkak se kishte parregullsi në dokumentacionin e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë