Ka ndodhur

Goditi për vdekje të atin me shkopin e dhenve, lihet në burg 25-vjeçari

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 25-vjeçarin Erdis Rapi, që qëlloi për vdekje babanë e tij, Dhori Rapi, 52 vjeç.

Ngjarja ndodhi në Roskovec mesditën e së premtes, në tokën pranë shtëpisë ku jetonin.

25-vjeçari, pasi debatoi me fjalë e u grind me grushte me babanë e tij, e qëlloi këtë të fundit me shkopin që përdorte për të ruajtur dhentë.
Goditja në kokë rezultoi fatale për 52-vjeçarin Dhori Rapi.

Të afërm të familjes kanë treguar se atë e bir vuanin nga probleme të shëndetit mendor.

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, 25-vjeçari u arrestua nga policia e Fierit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë